Mbështetem në All-llahun nga djalli i mallkuar

1. Fatiha (çelja)

1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave!

3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

4. Sunduesit të ditës së Gjykimit!

5. Ty të adhurojmë dhe prej Teje ndihmë kërkojmë!

6. Udhëzona në rrugën e drejtë!

7. Në rrugën e atyre ndaj të cilëve ke bekimin, e jo në të atyre që je i hidhëruar, dhe që kanë humbur!