109. Kafirun

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Thuaj: "O ju jobesimtarë!

2. Unë nuk adhuroj atë që ju e adhuroni!

3. As ju nuk jeni adhurues të Atij që unë e adhuroj!

4. Dhe unë kurr nuk do të jem adhurues i asaj që ju adhuroni!

5. Por edhe ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!

6. Ju keni fenë tuaj (që i përmbaheni), e unë kam fenë time (që i përmbahem)!