111. Mesed

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Qoftë i shkatërruar Ebi Lehebi, e ai më është shkatërruar!

2. Atij nuk i bëri dobi pasuria e vet, as ajo çka fitoi!

3. Ai do të hyjë në një zjarr të ndezur flakë.

4. E edhe gruaja e tij, ajo që barti dru (ferra),

5. E në qafën e saj ajo ka një litar të përdredhur.