114. Nas

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Thuaj: "Mbështetem në Zotin e njerëzve!

2. Sunduesin e njerëzve,

3. Të adhuruarin e njerëzve,

4. Prej të keqes së cytësit që fshihet.

5. I cili hedh dyshime në zemrat e njerëzve,

6. Qoftë ai nga xhinët ose nga njerëzit".