14. Ibrahim

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Elif, Lamë, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhërin e Zotit t段 nxjerrësh njerëzit prej errësirës në dritë; (t段 nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.

2. Të All-llahut, i të cilit është ç談a në qiej dhe ç談a në tokë. Ështtë mjerim për mohuesit për dënimin e ashpër që i pret.

3. Ata që i japin përparësi jetës së kësaj bote ndaj botës tjetër, pengojnë nga rruga e All-llahut dhe kërkojnë shtrembërimin e saj. Të tillët qartas janë në humbje.

4. Ne asnjë nga të dërguarit nuk e ërguam ndryshe vetëm në gjuhën e popullit të vet, ashtuqë ai t置 shpjegojë atyre (në atë gjuhë). E All-llahu e lë të humbur atë që do, dhe e udhëzon në rrugë të drejtë atë që do. Ai është i fuqishmi, i urti.

5. Ne e patëm dërguar Musain me argumentet tona (dhe i thamë); xnirre popullin tënd prej errësirave në dritë dhe përkujtoju atyre të mirat e All-llahut (që u dhuroi), se vërtet në ato (përkujtime) ka argumente për secilin që është shumë i durueshëm dhe shumë falënderues.

6. (përkujto) Kur Musai i tha popullit të vet: "Përkujtonie dhuntinë e All-llahut ndaj jush; kur ju shpëtoi prej rrethit të faraonit që ju shijonin dënimin më të shëmtuar, ju mbytnin bijtë tuaj, e lënin gratë tuaja të jetojnë. Në ato kishit sprovë të madhe nga Zoti juaj. "

7. Dhe (pëkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: "Nëse falënderoni, do t置a shtojë të mirat, e nëse përbuzni, s談a dyshim, dënimi Im është i vështirë!"

8. E Musai tha: "Nëse ju, dhe të gjithë ata që janë në tokë mohoni, All-llahu është i panevojshëm (për falënderim, i lavdishëm (vetvetiu".

9. A nuk jeni të njohur me lajmin (ndodhinë) e atyre që ishin para jush, si populli i Nuhut, i Adnit, i Themudit e edhe i atyre që erdhën pas tyre, që nuk di kush për ta poa All-llahut. Atyre u patën ardhur të dërguarit e vet me argumente, ata i vënin duart e tyre (në shenjë talljeje) në gojët e veta: "Ne e mohojmë atë me çka jeni të dërguar dhe ne dyshojmë shumë në atë që ju na thërrisni".

10. Të dërguarit e tyre u thanë: "A mos keni dyshim në All-llahun, Krijuesin e qiejve e të tokës? Ai ju thërret (në besim) për t男u falur mëkatet dhe për t男u vazhduar (jetën deri në një afat të caktuar!" Ata thanë: "Ju nuk jeni tjetër pos njerëz siç jemi edhe ne, ju dëshironi të na pengoni nga ajo që adhuronin prindërit tanë, pra na sillni ndonjë argument të qartë!"

11. Të dërguarit e tyre ju thanë: "Ne nuk jemi tjetër vetëm se njerëz si dhe edhe ju, por All-llahu i jep dhuratë kujt të dojë nga robtë e vet. Ne nuk na takon të sjellim ndonjë argument, vetëm me dëshirën e All-llahut, pra, besimtarët le t段 mbështeten vetëm All-llahut.

12. E përse të mos i mbështetemi All-llahu derisa Ai na udhëzoi në rrugën tonë (të drejt). Për Zotin, ne gjithsesi do të durojmë e do të përballojmë mundimet që na bëni, e vetëm All-llahut let段 mbështeten vazhdimisht ata që gjithnjë iu mbështeten.

13. Ata që mohuan të dërgarit e vet thanë: "Për Zotin, ne do t男u dëbojmë nga vendi ynë, ose ju domosdo do të ktheheni në fenë tonë!" E atyre (të dërguarëve) Zoti u shpalli; Ne gjithqysh do t段 shkatërrojmë zullumqarët.

14. Dhe pas tyre Ne do t男u vendosim në atë tokë. E këtë (ndihmë) për atë që i frikësohet pranisë Sime dhe i frikësohet dënimit Tim.

15. Ata (të dërguarit) e kërkuan ndihmën, ndërsa çdo kryelartë idhnak pësoi dështim.

16. E pas tij (kryelartit) është Xhehennemi, në të cilin i jepet ujë të ndyrë (që rrjedh prej lëkurave të djegura0,

17. Përpiqet ta përbijë, po nuk mund ta gëlltis atë, atij i vjen vdekja nga të gjitha anët (sipas shenjave shkatërruese), po ai nuk vdes (e të shpëtojë prej vuajtjeve), atë e pret dënim shumë i rëndë.

18. Shembulli i veprave të atyre që nuk besuan është si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme, e ata nuk mund të realizojnë asgjë nga veprat që kanë bërë, e ky është ai dështimi i madh.

19. A nuk e ke kuptuar ti se All-llahu krijoi qiejt dhe tokën me urtësi, e nëse Ai do, juve ju zhduk e sjell krijesë (popull) të re.

20. E kjo, nuk është vështirë (rëndë) për All-llahun.

21. E të gjithë (njerëzit) sheshas i paraqiten All-llahut. Ata të dobëtit (masa e nënshtruar) u thonë parisë (udhëheqëse): "Ne ishim pasuesit tuaj, andaj a mund të nalehtësoni diç nga dënimi i All-llahut?" Ata (paria) thonë: "Sukur të na kishte udhëzuar All-llahu, ne do t男u udhëzonim juve. Për ne tash është njësoj, u pikëlluam thellë ose duruam, për ne nuk ka ikje (shpëtim).

22. E të kryhet çështja (të hyjnë ata të Xhennetit dhe të Xhehennemit në të, Xhehennemlinjve) djalli (u mban ligjeratën e shëmtuar) dhe u thotë: "Vërtet, All-llahu ju pat premtuar premtim të vërtetë, e unë ju pata premtuardhe, qe, nuk zbatova premtimin ndaj jush. Po unë nuk pata kurrfarë pushteti ndaj jush (që t男u detyroj), përpos që ju thirra (në rrugë të gabuar), e ju m置 përgjigjët; atëherë, pra mos më qortoni mua, po qortnie veten. Unë nuk mund t男u shpëtoë juve, e as ju nuk mund të më shpëtoni mua. Unë mohoj shoqërimin tuaj që më bëtë mua më parë (më adhuruat në vend të Zotit). S談a dyshim, jobesimtarët kanë dënim të dhembshëm.

23. E ata, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, me urdhërin e Zotit të tyre u vendosën në Xhennete, nën pallatet e të cilëve rrjedhin lumenj, ku do të jenë përgjithmonë. Përshëndetja e tyre në të është "selam" - paqe.

24. A nuk ke kuptar se si All-llahubëri shembull: fjalën e irë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart,

25. E që me vullnetin e Zotit, ajo e jep frutin e vet në çdo kohë. All-llahu, pra u parashtron njerëzve shembuj ashtuqë ata të mendojnë.

26. Dhe shembulli i fjalës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.

27. All-llahu forcon ata që besuan në fjalëne fortë (të mirë) në jetën e kësaj bote e edhe në botën tjetër, ndërsa mizorët All-llahu i bën të humbur. All-llahu punon çka të dojë.

28. A nuk i vërejte ata që dhuntinë e All-llahut e ndërruan me mosbesim dhe popullin e vet e sollën në vendin e shkatërrimit,

29. (e sollën) Në Xhehennem të shijojnë djegien, e sa vend i keq është ai.

30. Ata i bënin (krahasonin) shokë All-llahut për t段 shmangur (njerëzit) nga rruga e Tij. Thuaj: "Shfrytëzoni përjetimet se e srdhmja e juaj është te Zjarri!"

31. Robëve të Mi, të cilët besuan thuaju: "Të falin rregullisht namazin dhe me atë që i furnizuam ata, të japin fshehtas e haptas, para se të vijë një ditë që në të nuk ka as kompensim as miqësi".

32. All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhërin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.

33. Për ju nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën.

34. Dhe Ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj) dhe, edhe në qoftë se përpiqeni t段 numëroni të mirat (në numër). Vërtet, njeriu është i padrejtë dhe shumë për përbuzës.

35. (përkujto) Kur Ibrahimi tha: "Zoti im! bëne këtë qytet të sigurt dhe më mbro mua e bijtë e mi nga adhurimi i idhujve (statuja gurësh).

36. Zoti im! ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i mi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe mëshiron.

37. Zoti ynë! unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që të falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoj ata me fruta.

38. Zoti ynë! s談a dyshim se Ti e di çka fshehin dhe çka publikojmë, se All-llahut nuk mund t段 fshihet asnjë në send në tokë e as në qiell.

39. Falënderimi i qoftë All-llahut, i cili në pleqëri më fali mua Ismailin dhe Is-hakun! Vërtet, Zoi im dëgjon dhe i përgjigjet lutjes.

40. O Zoti im! më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mijë dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë!

41. Zoti ynë! më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.

42. E ti kurrsesi mos e mendo All-llahun si të pakujdesshëm ndaj asaj që veprojnë zullumqarët; Ai vetëm është duke i lënë ata përderisa një ditë në të cilën sytë shtangen (mbesin të hapur).

43. (atë ditë) Ata të ngutur e duke i ngritur kokat e tyre lar, nuk lëvizin sytë e tyre ( për të shikuar), e zemrat e tyre janë të zbrazura (nga frika).

44. Dhe ti tërhiqju vërejtjen njerëzve për ditën kur atyre do t;ju vijë dënimi, e ata që ishin mizorë thonë: "Zoti ynë! na jep afat për një kohë të shkurtër t段 përgjigjemi thirrjes tënde (për besim) dhe t段 pasojmë të dërguarit!" A nuk e besuat ju më parë se për ju nuk ka lëkundje (prej dynjasë në botën tjetër)?

45. Dhe ju u vendosët në vendbanimet e atyre që e dëmtuan vetveten (e Ne i shkatërruam) dhe e kishit të qartë se si vepruam Ne me ta, dhe ju sollëm shembuj edhe juve.

46. (megjithatë) Ata përgatitën kurthin e tyre, por kurthi i tyre gjendet në duart e All-llahut, qoftë ai kurthi i tyre që shkulën edhe kodrat nga ai.

47. E kurrsesi mos mendo se All-llahu e shkel premtimin e vet, që u dha të dërguarëve të tij. All-llahu është triumfues që ndërmerr masa ndëshkuese.

48. (ndëshkon kundërshtarët) Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë, e edhe qiejt (në tjerë qiej), e ata (njerëzit) të gjithë dallin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.

49. E idhujtarët atë ditë i sheh të lidhur në pranga.

50. Petkat e tyre janë nga katrani (pezhgveja - zifti), kurse fytyrat e tyre do t段 mbulojë zjarri.

51. (dalin para Zotit) Për ta shpërblyer All-llahu secilin njeri me atë që e fitoi. Vërtet, All-llahu është llogaritar i shpejtë.

52. Ky (Kur誕ni) është kumtesë për njerëz, që me të të këshillohen dhe të dinë se Ai është vetëm një zot, dhe që t段 këshilloj ata që kanë mend.