71. Nuh

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i thamë): "Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata ti godasë dënimi i rëndë!"

2. Ai tha: "O populli im, unë jam i dëruar te ju, jam i qartë.

3. Adhuronie All-llahun, kini frikë prej Tij dhe mua më dëgjoni.

4. Ai u falë juve nga mëkatet tuaja dhe ua vazhdon jetën deri në një afat të caktuar (pa u dënuar), e kur të vijë afati i caktuar prej All-llahut, ai nuk shtyhet për më vonë, nëse jeni që e dini".

5. Ai tha: "O Zoti im, unë e thirra popullin tim natën e ditën.

6. Por thirrja ime vetëm ua shtoi ikjen.

7. Dhe sa herë që unë i thirritja ata për tu falur Ti mëkatet, ata i vënin gishtat e tyre në veshë dhe e mbulonin kokat me teshat e tyre dhe vazhdonin në atë të tyren me një mendjemadhësi të fortë.

8. Pastaj, unë i kam thirrur ata haptazi.

9. Pastaj unë thirrjen ua drejtoja atyre haptazi, e shumë herë edhe fshehurazi".

10. Unë u thashë: "Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë;

11. Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk,

12. Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.

13. çështë me ju që All-llahut nuk i shprehni madhërinë që e meriton?

14. Kur Ai ju krijoi në disa etapa.

15. A nuk e keni parë se si All-llahu krijoi shtatë palë qiej (në kate).

16. Dhe në ta hënën e bëri dritë, diellin e bëri ndriçues.

17. Dhe All-llahu u shpiku juve prej tokës si bimë.

18. Pastaj ju kthen në të pa dyshim ju nxjerr sërish.

19. All-llahu juve ua bëri tokën të sheshtë.

20. Që nëpër të të ecni rrugëve të gjera".

21. Nuhu tha: "Zoti im, ata më kundërshtuan, ata shkuan pas atyre (pasanikëve), të cilëve pasuria dhe fëmijët e tyre vetëm ua shtuan dëshpërimin.

22. Dhe ata (pasanikët) u kurdisën atyre kurthe shumë të mëdha".

23. Dhe u thanë: Mos braktisni zotat tuaj kurrsesi, mos braktisni Vedda-në, as Suvva-në, e Jeguth-in, Jeukë-n e Nesre-n.

24. Dhe ata i bënë të humbur shumë sish, e Ti zullumqarëve mos u jep tjetër, por vetëm humbje.

25. Për shkak të mëkateve të tyre ata u përmbytën dhe menjëherë u futën në zjarr dhe ata, përveç All-llahut, nuk gjetën ndihmëtarë.

26. E Nuhu tha: "O Zoti im, mos lë mbi tokë asnjë nga jobesimtarët!

27. Sepse, nëse Ti i lë ata, robërit Tu do ti humbin dhe prej tyre nuk lind tjetër, vetëm të prishur e jobesimtarë.

28. Zoti im, më falë mua dhe prindërit e mi, dhe ata që hynë në shtëpinë time, duke qenë besimtarë. edhe besimtarët e besimtaret, ndërsa jobesimtarëve mos u shto tjetër, vetëm dëshpërim".