82. Infitar

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. E kur të çahet qielli.

2. Dhe kur të shkapërderdhen yjet.

3. Dhe kur të përzihen detet.

4. Dhe kur të trazohen varret.

5. Atëbotë secili njeri e din se çka punuar dhe çka ka lënë prapa!

6. O ti njeri po çtë mashtroi ty kundrejt Zotit tënd që është bujar e i urtë?

7. I cili të krijoi, të përsosi dhe të drejtoi.

8. Të formësoi në formën që Ai dëshiroi!

9. Jo, nuk është ashtu. Ju përgënjeshtroni ditën e përgjegjësisë.

10. Kurse ndaj jush janë përcjellësit!

11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu.

12. Ata e dinë se çka punoni.

13. E ska dyshim se të mirët janë në kënaqësinë e përjetimeve (në Xhennet).

14. Dhe se mëkatarët janë në Xhehennem.

15. Aty futen ata ditën e gjykimit (të cilën nuk e besonin).

16. Dhe nuk kanë të larguar prej tij.

17. E çtë mësoi ty se çështë dita e gjykimit?

18. Përsëri, çtë mësoi ty se çështë dita e gjykimit?

19. Është dita kur askush, askujt nuk do të mund ti ndihmojë asgjë; atë ditë e tërë çështja i takon vetëm All-llahut!