83. Mutaffifin

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Të mjerët ata që masin e peshojnë.

2. Ata që kur matin prej njerëzve prej njerëzve, për vete e plotësojnë,

3. E kur u matin të tjerëve ose u peshojnë, u lënë mangu.

4. A nuk e donë të tillët se kanë për t’u ringjallur?

5. Në një ditë të madhe,

6. Në ditën kur njerëzit ngriten (prej varrezave) për të dalë para Zotit të botëve.

7. Jo, të mos rrinë gafil! Se shënimet e veprave të mëkatarëve janë në Sixhin (në një libër shënimesh të të këqijave më të dëmshme).

8. E, ku e di ti se ç’është sixhini?

9. Ai është një libër i qendisur (në një qeli në fund të burgut).

10. Atë ditë është shkatërrimi për gënjeshtarët.

11. Të cilët nuk e besojnë ditën e përgjegjësisë.

12. E atë ditë nuk e mohon kush, përveç atij që ka sharruar tepër në mosbesim e në punë të këqija.

13. E që kur i lexohen atij argumentet Tona, thonë: "Legjenda të të parëve!"

14. Jo, nuk është ashtu! Por të këqijat që i punuan, zemrat e tyre ua mbuluan.

15. Jo dhe Jo! Atë ditë do të jenë të penguar prej (ta shohin) Zotit të tyre.

16. Pastaj ata do të hyjnë në Xhehennem.

17. Dhe do t’u thuhet: "Ky është ai të cilin e keni përgënjeshtruar!"

18. Jo, nuk janë të njejtë! Se libri i të mirave gjendet në Il-lijjinë!

19. E ku e di ti se çka është Ilijunë?

20. Është një llibër i qendisur qartë.

21. Të cilin e dëshmojnë engjëjt që janë më të të afërmit.

22. E s’ka dyshim se vepërmirët janë në përjetime e kënaqësi (Xhennet).

23. Të mbështetur në kolltukë vështrojnë.

24. Në fytyrat e tyre mund të kuptosh kënaqësinë e përjetimeve.

25. U jepet të pijnë pije në enë të mbyllura.

26. Pije që në fund asaj i vjen era misk! E për shpërblim të tillë le të garojnë ata që lakmojnë të mirën.

27. Dhe përzierja e asaj pije është në tensim (uji më i mirë).

28. Krua nga i cili do të pijnë më të afërmit e Zotit.

29. Mëkatarët ishin ata të cilët i përqeshnin ata që besuan.

30. Dhe kur kalonin (besimtarët) pranë (idhujtarëve), ata ia bënin me sy njëri-tjetrit.

31. E kur ktheheshin te familjet e veta, ktheheshin të kënaqur.

32. Dhe kur i shihnin ata (besimtarët) janë të humbur!"

33. Po Ne, nuk i caktuam ata (idhujtarët) si rojë të atyre (besimtarëve).

34. E sot, (në ditën e gjykimit), ata që besuan do të tallen me jobesimtarët.

35. Duke qëndruar të mbështetur (besimtarët) në kolltukë e duke shikuar.

36. A thua a u shpërblyen jobesimtarët për atë që punuan? (Po)