91. Shems

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Pasha diellin dhe dritën e tij!

2. Pasha hënën kur vjen pas tij!

3. Pasha ditën kur ai (dielli) e shndrit!

4. Pasha natën kur ajo e mbulon atë (dritën e diellit)!

5. Pasha qiellin dhe Atë që e ndërtoi atë!

6. Pasha tokën dhe Atë që e shtriu atë (e sheshoi)!

7. Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë!

8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij.

9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten.

10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.

11. Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.

12. Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.

13. e Pejgamberi atyre u pat thënë: "Kinie kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj peengimit të saj që të pijë ujë.

14. Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therrën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,

15. Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi).