92. Lejl

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Pasha natën që me errësirë mbulon gjithësinë!

2. Pasha ditën kur ajo shkrepëtin!

3. Pasha Atë që krijoi mashkullin e femrën!

4. Vërtet, veprimi juaj është i lloj-llojtë.

5. E sa i përket atij që jep dhe ruhet,

6. Dhe vërteton bindshëm për më të mirën,

7. Ne do ta përgatisim atë për më të lehtën.

8. E sa i përket atij që bën koprraci dhe ndien veten të pavarur (nga Zoti),

9. Dhe që mohon atë më të mirën,

10. Ne do ta përgatisim për më të vështirën.

11. E pasuria e tij nuk do ti bëjë dobi, kur ai të zhduket.

12. Detyrë e jonë është vetëm të udhëzojmë.

13. Dhe vetëm e Jona është bota tjetër si dhe kjo.

14. Unë ua kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.

15. Që aty nuk hyn tjëtërkush, pos atij që është më i prishuri.

16. I cili përgënjeshtroi dhe u zmbraps.

17. Ndërsa ai që është më i devotshëm do të jetë larg tij.

18. Ai që e jep pasurinë e vet e pastrohet,

19. E jo për ta shpërblyer ndokë që i ka bërë mirë më parë.

20. Por vetëm për të fituar kënaqësinë e Zotit të vet, më të lartit,

21. Për Zotin, ai do të gëzojë atë kënaqësi!