95. Tin

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!

1. Pasha fikun dhe ullirin!

2. Dhe (kodrën) Turi Sina-en!

3. Dhe këtë qytet të sigurisë!

4. Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur.

5. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.

6. Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.

7. E pas gjithë kësaj, ç’të shtyri të përgënjeshtrosh ditën e shpërblimit (përgjegjësisë)?

8. A nuk është All-llahu më i urti gjykuesve?